Havertz e pranon që Premierliga është shumë më e ashpër se Bundesliga, pas debutimit me Chelsean

Kai Havertz pranon se "Premierliga është shumë më e ashpër se Bundesliga" pasi bëri debutimin për Chelsean kundër Brighton.

Sport

15/09/2020 16:23

Gjëra të mëdha priten nga lojtari gjerman në futbollin anglez, me Frank Lampard që investoi 70 milionë funte besim në 21-vjeçarin e talentuar.

Përshtatja në një mjedis të ri nuk është kurrë e lehtë, veçanërisht për një lojtar kaq të ri dhe Havertz do t’i duhet kohë për të gjetur lojën e tij.

“Ishte një lojë shumë e vështirë, shumë e vështirë sepse kisha pushime të gjata dhe u ktheva dhe stërvita për pesë apo gjashtë ditë me ekipin”, tha Havertz në Evening Standard pasi luajti 80 minuta në fitoren 3-1 ndaj Brighton .

“Më e rëndësishme është që ne fituam, kështu që unë jam shumë i lumtur që debutoj”.

“Premierliga është shumë më e ashpër se Bundesliga. Unë e kam parë atë në stërvitje dhe e kam parë edhe në lojë. Por unë jam i lumtur të luaj 80 minuta dhe shpresoj që javën e ardhshme të vazhdoj”, tha ai. /Lajmi.net/