Havertz dëshiron kalimin te Chelsea

Kai Havertz ka bërë zgjedhjen e tij.

Sport

16/07/2020 14:18

Ylli gjerman i Bayer Leverkusen, Kai Havertz, duket se ka marrë vendimin sa i përket të ardhmes së tij pas merkatos së verës.

Sipas raportimeve të ‘Kicker’, mesfushori dëshiron kalimin te skuadra e madhe londineze, Chelsea, transmeton lajmi.net.

21 vjeçari kërkohet nga shumë skuadra, pas një sezoni impresionues me skuadrën e ‘Aspirinave’.

Lojtari ka njoftuar skuadrën e tij se do të largohet nga ‘Bay Arena’ sapo të përfundojë kampanja e Ligës së Evropës.

Mbetet të shihet se cila do të jetë oferta e Chelsea për skuadrën e Leverkusen, lidhur me kartonin e lojtarit. /Lajmi.net/