Havertz-Chelsea: Lojtari dëshiron largimin, Liga e Kampionëve dëshira e gjermanit

Kai Havertz vazhdon të jetë në mesin e lojtarëve më të përmendur në Bundesliga.

Sport

12/07/2020 09:17

Merkatoja e verës po afron dhe zërat për largimin e Kai Havertz nga Bayer Leverkusen po rriten.

Mesfushori gjerman lidhet me një kalim të mundshëm te Chelsea, dhe sipas raportimeve të Christian Falk nga ‘Bild Sport’, lojtari është i vendosur për largim, transmeton lajmi.net.

Lojtari dëshiron të largohet nga ‘Aspirinat’, pasi këta të fundit dështuan të siguronin një vend që dërgon në Ligën e Kampionëve.

Chelsea mund ta arrijë Ligën e Kampionëve, përkundër se mbrëmë gabuan kundër Sheffield United.

Mbetet të shihet nëse Chelsea tashmë do të bëjë ndonjë lëvizje formale drejt lojtarit. /Lajmi.net/