Hasani: Marrëveshja e Brukselit dhe Aneksi i Ohrit veprimi më i dëmshëm që nga Kuvendi Prizrenit

Enver Hasani, Profesori i së Drejtës Ndërkombëtare dhe ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese ka thënë se Qeveria e Kosovës e ka rrezikuar shtetin me Marrëveshjen e Brukselit dhe atë të Ohrit. “Sepse e ka fut në proces ridefinimin e qenies shtet, që është shpallë në ditën e 17 shkurtit 2008. Do të shihet se janë detyrime…

Lajme

17/10/2024 23:47

Enver Hasani, Profesori i së Drejtës Ndërkombëtare dhe ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese ka thënë se Qeveria e Kosovës e ka rrezikuar shtetin me Marrëveshjen e Brukselit dhe atë të Ohrit.

“Sepse e ka fut në proces ridefinimin e qenies shtet, që është shpallë në ditën e 17 shkurtit 2008. Do të shihet se janë detyrime që kanë me i zbatu qeveria tjetër”, ka thënë ai në Click të RTV21.

Tutje, Hasani ka thënë se përmes Marrëveshjes së Brukselit dhe aneksit të Ohrit, Serbia ka fituar të drejtën ta kontestojë shtetësinë e Kosovës.

“Serbia ka fitu të drejtën me pëlqimin tonë me ta konstetu shtetësinë dhe ato nuk zhbëhen lehtë. Dhe është pajtu që mekanizmi i BE-së me interpretu…” ka thënë Hasani.

Duke folur tutje për marrëveshjen e Brukselit e aneksin e Ohrit, Hasani tha se është veprimi më i dëmshëm për Kosovën që nga Kuvendi  Prizrenit e deri më tani.

“Për shkak se ato e kanë përmbysur projektin kushtetues të vitit 2008 në atë që ne i thojmë forcat rregullatore të Kushtetutës materiale që është krijuar për komunitetin serb duke i përjashtu të gjitha minoritetet tjera. I ka përmbysur qëndrimet fondamentale politike që janë proklamuar në deklaratën e pavarësisë dhe e ka përmbysur unitetin politik”, tha Hasani.