Hasan Hyseni “YLLI I JAVËS”
Federata e Futbollit të Kosovës së bashku me sponsorin e Superligës, Bankën Kombëtare Tregtare, pas çdo xhiroje ndajnë çmimin “YLLI I JAVËS”, për lojtarin më të mirë.

Sport
Futbollisti i KF Malisheva, Hasan Hyseni, është shpallur futbollisti i javës, për xhiron e 25-të në Superligën e Kosovës.
Hyseni në radhët e Malishevës, realizoi një supergol në fitoren e rëndësishme të ekipit të tij, ndaj Drenicës 3:2, shkruan lajmi.net.
Mesfushori e shënoi golin e dytë për ekipin e tij në fund të pjesës së parë, pas një goditje mjaft të fuqishme.
Pas kësaj fitoreje Malisheva arrin në kuotën e 32, në pozitën e gjashtë të tabelës së Superligës së Kosovës./Lajmi.net/