Harry Kane i gatshëm për ndeshjen kundër Burnley
Trajneri i Tottenham Hotspurs, Antonio Conte konfirmon se Harry Kane është i gatshëm për t'u përballur me Burnley të mërkurën, pasi Kane pësoi një goditje në fitoren 3:2 kundër Manchester City.
Sport
Kapiteni i Anglisë, Kane pati një paraqitje mahnitëse me dy gola në Etihad – gola vendimtare për të arritur fitore ndaj liderit aktual të Premier Ligës.
Por, pavarësisht se mori një goditje gjatë ndeshjes, sulmuesi pritet të startojë të mërkurën në ndeshjen kundër Burnley.
Për gjendjen e lojtarit ka folur edhe Antonio Conte, i cili është optimist se anglezi do të paraqitet.
“Harry pati një goditje në shpinë, por ai mund të luajë. Harry e di shumë mirë rëndësinë që ka në skuadër për personalitetin e tij dhe përvojën e tij, por ai është mirë”, ishin fjalët e Contes përpara ndeshjes, transmeton lajmi.net.
Ndeshja ndërmjet Burnley dhe Tottenham Hotspur zhvillohet në orën 20:30./Lajmi.net/