Harry Kane bën ‘histori’ me ‘Tre Luanët’ pas tregolëshit të shënuar ndaj Shqipërisë
Anglia e mposhti Shqipërinë me rezultat të thellë 5-0 në Wembley.
Sport
Golat për ‘Tre Luanët’ u shënuan nga Harry Kane i cili realizoi ‘hat-trick’ dhe dy tjerët të realizuar nga Harry Maguire dhe Jordan Henderson.
Me tregolëshin e shënuar, Harry Kane ka vendosur një rekord për Kombëtaren e Anglisë.
Anglezi realizoi një ‘perfect hat-trick’, duke realizuar gol me këmbën e djathtë, të majtë dhe me kokë.
Hera e fundit kur një lojtar i Kombëtares së Anglisë kishte shënuar një tregolësh të tillë, ishte David Platt në shkurt 1993.
3 – Harry Kane is the first player to score a perfect hat-trick (header, left-foot, right-foot) for England since David Platt in February 1993 against San Marino. Perfect. pic.twitter.com/hawzkCZjLi
— OptaJoe (@OptaJoe) November 12, 2021
Harry Kane tani ka në total prej 43 golave më Anglinë, duke i’u afruar gjithnjë e më shumë rekordit të Wayne Rooneyt i cili e mban me 53 gola të realizuara. /Lajmi.net