Harroni shumë? Mund të jetë shenjë e mirë, ja pse

Studimet tregojnë se të harroni është shenjë e mirë. Sipas hulumtimeve dhe studimeve nga Universiteti i Torontos dhe spitali i “Sick kids” në SHBA, erdhën në përfundim se të jeni të harrueshëm nuk është diçka e keqe.

Fun

11/07/2019 22:37

“Qëllimi i kujtesës nuk është që të mbahen mend informacione si: Kush e ka fituar kupën e Stanley-it në vitin 1972.”

Në këto studime thuhet se të jeni të harrueshëm lidhet me faktin se truri juaj është funksional dhe në gjendje të mirë. Studiuesit thonë se qëllimi i kujtesës është që “të ju bëjë ju një person inteligjent që mund të marr vendime pa marr parasysh rrethanave, dhe në mënyrë që të bëhëni ky person në fjalë është që ndonjëherë të harroni disa informacione”.

Sido qoftë janë dy arsye kryesore se pse harresa mund të jetë e dobishme:

Bota vazhdimisht është duke ndryshuar, këtu informacionet e vjetra bëhen të dala mode dhe më pak të rëndësishme për t’t mbajtur mend. Ju gjithmonë jeni duke marr informata në çdo kohë dhe hapësirë. Kjo e bënë të vështirë që ju të i mbani mend.

Është e nevojshme që te jëni në gjendje të gjeneralizoni kur jeni duke u përballur me një numër të madh informatash. Për të bërë këtë, truri juaj harron disa detaje ose ndryshe mundeni të kapeni në shumë faktorë të tjerë informacionesh dhe nuk mundeni ta prioritizoni informacionin kyq. /Lajmi.net/