Harron kamerat ndezur, kap gruan duke e tradhtuar me mikun e tij të ngushtë

Një burrë në Kinë u njoftua se kapi bashkëshorten e tij, me të cilën kishte 20 vite martesë, duke e tradhëtuar me mikun e tij të ngushtë.

Fun

09/04/2019 17:09

Kjo, pasi ai aksidentalisht kishte harruar ndezur kamerat në shtëpinë e tij, transmeton lajmi.net.

Pajisja kapi gruan, një mbikëqyrëse e disiplinës, duke u takuar me mikun e ngushtë të burrit, i cili supozohet të jetë kryebashkiaku i qytetit.

Ai u tha gazetarëve se mbeti i shtangur pasi pa pamjet e papritura. Burri, identiteti i së cilit nuk është bërë i ditur, tha se la kamerat ndezur duke menduar se ishin thyer.

Sidoqoftë, Daily Mail ka mundësuar pamjet e kapura nga kamerat në momentin kritik. /Lajmi.net/