Hargreaves takon anëtarët e AGK-së: Jemi të përkushtuar ta mbrojmë median e lirë
Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka pritur në takim kryetarin e AGK-së, Xhemajl Rexhën dhe disa anëtarë të këtij asociacioni. Hargreaves tha se me Rexhën dhe anëtarët e AGK-së folën rreth mjedisit mediatik në Kosovë. “Mbretëria e Bashkuar është e përkushtuar të mbrojë median e lirë dhe të pavarur si thelbësore…

Lajme
Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka pritur në takim kryetarin e AGK-së, Xhemajl Rexhën dhe disa anëtarë të këtij asociacioni.
Hargreaves tha se me Rexhën dhe anëtarët e AGK-së folën rreth mjedisit mediatik në Kosovë.
“Mbretëria e Bashkuar është e përkushtuar të mbrojë median e lirë dhe të pavarur si thelbësore për një demokraci të shëndetshme”, shkroi Hargreaves.
Tutje, ai u shpreh se gazetarët bëjnë një punë jetike, duke kontribuar në llogaridhënie dhe në një diskurs publik të informuar.