Hargreaves organizon takim lamtumirës për Guerot-in: Jam mirënjohës që kam punuar me të në mbështetje të rolit të Kosovës për sigurinë dhe prosperitetin në këtë rajon
Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka vlerësuar bashkëpunimin me homologun e tij francez, Olivier Guerot, i cili po e përfundon mandatin diplomatik në Kosovë. Përmes një postimi, Hargreaves tha se ka qenë privilegj të punojë me Guerot në mbështetje të rolit të Kosovës për sigurinë dhe stabilitetin në rajon, transmeton lajmi.net.…
Lajme
Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka vlerësuar bashkëpunimin me homologun e tij francez, Olivier Guerot, i cili po e përfundon mandatin diplomatik në Kosovë.
Përmes një postimi, Hargreaves tha se ka qenë privilegj të punojë me Guerot në mbështetje të rolit të Kosovës për sigurinë dhe stabilitetin në rajon, transmeton lajmi.net.
“Olivier Guerot ka qenë një mik dhe koleg i mrekullueshëm, si dhe një përfaqësues i nderuar i Francës. I jam mirënjohës që kam punuar me të në mbështetje të rolit të Kosovës për sigurinë dhe prosperitetin në këtë rajon. Ishte nder për mua ta falënderoja dhe t’i uroja lamtumirë mbrëmë në Rezidencën e Mbretërisë së Bashkuar”, ka shkruar Hargreaves.
Në pritjen e organizuar në Rezidencën e Mbretërisë së Bashkuar morën pjesë edhe përfaqësues të tjerë të komunitetit diplomatik në Kosovë, mes tyre e ngarkuara me punë e Ambasadës së SHBA-së, Anu Prattipati, komandanti i KFOR-it, Ozkan Ulutash, si dhe diplomatë të tjerë./lajmi.net/