Hargreaves ja përmend edhe Bashës që Kuvendi nuk është i konstituuar: Situata të zgjidhej shpejt që Kuvendi dhe qeveria të vazhdojnë me punë
Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Jonathan Hargreaves ka takuar sot kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Dimal Bashën. Ai ia ka rikujtuar Bashës së Kuvendi është i pakonstituuar dhe duhet të bëhet sa më shpejtë, shkruan lajmi.net. “Sot takova Kryetarin e ri të Kuvendit, Dimal Basha, për ta përgëzuar për zgjedhjen e tij. Ne…

Lajme
Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Jonathan Hargreaves ka takuar sot kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Dimal Bashën.
Ai ia ka rikujtuar Bashës së Kuvendi është i pakonstituuar dhe duhet të bëhet sa më shpejtë, shkruan lajmi.net.
“Sot takova Kryetarin e ri të Kuvendit, Dimal Basha, për ta përgëzuar për zgjedhjen e tij. Ne ramë dakord për rëndësinë e konstituimit të plotë të Kuvendit sa më shpejt të jetë e mundur, duke respektuar çdo vendim të Gjykatës Kushtetuese. Shpresonim që situata të zgjidhej shpejt për t’i lejuar Kuvendit dhe një qeverie të re të vazhdojnë me punën e tyre jetësore në të mirë të të gjithë qytetarëve të Kosovës”, ka shkruar Hargreaves në Facebook.
Ai ka thënë se kanë biseduar edhe për konsultimin kuptimplotë me komunitetin serb të Kosovës për të siguruar pjesëmarrjen e tyre të plotë në shoqërinë e Kosovës dhe ramë dakord për një vizion të ardhshëm të një Kosove me mundësi për të gjithë. /Lajmi.net/
Postimi i tij i plotë: