Haradinaj: Vendimi i sotëm i Kurtit është mashtrim, me qeverisjen tonë pensionet do të rriten menjëherë 50%

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar në lidhje me vendimin e Qeverisë së Kosovës për rritjen e pensioneve prej 20 për qind. Haradianj tah se ky vendim është mashtrim dhe se sipas tij e shpërfaq fytyrën e vërtet të njerëzve që shkojnë përtej humanizmit. Haradinaj gjithashtu tha se përveç që është mashtruese, kjo rritje…

Lajme

07/10/2024 15:55

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar në lidhje me vendimin e Qeverisë së Kosovës për rritjen e pensioneve prej 20 për qind.

Haradianj tah se ky vendim është mashtrim dhe se sipas tij e shpërfaq fytyrën e vërtet të njerëzve që shkojnë përtej humanizmit.

Haradinaj gjithashtu tha se përveç që është mashtruese, kjo rritje është gjysmake dhe duke marrë parasysh bazën e ulët të pensioneve as që ndikon në mirëqenien e pensionistëve, por lë jashtë kategori të tjera, transmeton lajmi.net.

I pari i AAK-së tha se në qeverisjen e ardhshme që synojnë të ndërtojnë pensionet do të kenë rritje të menjëhershme me 50 për qind.

Postimi i plotë:

Rritja e pensioneve sot nga Qeveria në ikje është mashtrim. Ky mashtrim shpërfaq fytyrën e këtyre njerëzve që shkon përtej humanizmit sepse ka në vete mesazhin e mashtrimit në shkëmbim të votës për njërën ndër kategoritë më të ndjeshme të shoqërisë, pensionistët.

Përveç që është mashtuese, kjo rritje është gjysmake dhe duke marrë parasysh bazën e ulët të pensioneve, as nuk ndikon në mirëqenien e pensionistëve por edhe lë jashtë kategori tjera sociale.

Në qeverinë e ardhshme që ne synojmë ta ndërtojmë, qysh në ditët e para të qeverisjes të gjitha pensionet dhe skemat pensionale do të kenë rritje të menjëhershme prej 50% dhe pastaj çdo vit rritje prej 10%. Të gjitha skemat pensionale do të jenë më shumë se paga minimale prej €500./Lajmi.net/