Haradinaj: Unë e kam bërë Ushtrinë e Kosovës, Kurti kishte vetëm “ushtrinë e internetit me na sha neve”
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), njëherit kandidat për kryeministër i kësaj partie, Ramush Haradinaj, në Debat Plus ka thënë se ai e ka bërë Ushtrinë e Kosovës, ndërsa për Albin Kurtin ka deklaruar se nuk ka bërë asgjë, përveç asaj që, sipas tij, ishte “ushtria e internetit” për t’i sulmuar kundërshtarët politikë.…
Lajme
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), njëherit kandidat për kryeministër i kësaj partie, Ramush Haradinaj, në Debat Plus ka thënë se ai e ka bërë Ushtrinë e Kosovës, ndërsa për Albin Kurtin ka deklaruar se nuk ka bërë asgjë, përveç asaj që, sipas tij, ishte “ushtria e internetit” për t’i sulmuar kundërshtarët politikë.
“Ndërsa ky që po ankohet, deri atëherë e ka pasur veç ushtrinë e internetit me na shajtë neve të tjerëve. Pra, unë e kam bërë ushtrinë e vërtetë, këtë ushtri të Kosovës”, ka thënë ai.
Haradinaj për Kurtin ka deklaruar se bën lojë fjalësh, duke iu referuar një deklarimi të tij nga Cyrihu, ku kishte thënë se kishte më shumë armë nëpër oda sesa në kazermat e FSK-së kur ai erdhi në pushtet.
“Kjo është ajo loja me fjalë, inflacioni i deklaratave, mosdhënia e përgjegjësisë për atë që thotë. Mund të thotë çka të dojë, por e vërteta është që në fund të vitit 2018 e kam bërë Ushtrinë e Kosovës”, ka thënë Haradinaj.