Haradinaj tregon një histori me familjen Gërvalla: Nuk merrem me fëmijët e një heroi
Kandidati për kryeministër nga radhët e AAK’së, Ramush Haradinaj nuk ka dashur të merret me deklaratat e kryediplomates Donika Gërvalla e cila e quajti atë ‘gjeneral të vetshpallur’. Haradinaj në emisionin Pressing tha se nuk ka dashur të ketë polemika me fëmijët e një heroi. “Më ka ardhë keq. Është vajza e Jusuf Gërvallës, më…
![](https://lajmi.net/wp-content/uploads/2025/02/ramush-haradinaj-600x360-1-e1738876260105.png)
Lajme
Kandidati për kryeministër nga radhët e AAK’së, Ramush Haradinaj nuk ka dashur të merret me deklaratat e kryediplomates Donika Gërvalla e cila e quajti atë ‘gjeneral të vetshpallur’.
Haradinaj në emisionin Pressing tha se nuk ka dashur të ketë polemika me fëmijët e një heroi.
“Më ka ardhë keq. Është vajza e Jusuf Gërvallës, më ka ardhë në gjynah, nuk du me fëmijët e një heroi me pas polemika. Amo sjellja ka qenë shumë palidhje, e pakuptimtë, e pabazë, ajo tha gjëra jofaktike”.
Tutje, ai e tregon edhe se si ka filluar historia e marrëdhënieve të mira mes familjes Gërvalla dhe Haradinaj.
“Unë kam marrëdhënie të mira me këtë familje, është e vërtet që familja Gërvalla, e konsideron si borxh të vjetër, faktin që kur janë rrethu prej Malit të Zi, ekspeditave, Baba dini jonë, ka qenë në një dasëm në një fshat afër, dhe i ka dëgju pushkët, dhe i ka pyet se cka jonë këto, edhe kanë thonë, që Mali i Zi i ka rrethu Gërvallët, e atëherë ai ka thonë dasma jëm është atëherë: Kush i thotë vetit shqiptar, unë u nisa, edhe ai tu e qit kaj pushkë, e të tjerët tu ju bashku, thojnë që janë bë 300 pushkë, edhe i kanë shpëtu. Prej atëherë, kanë rujt marrdhënie të mira me Gllogjan. Ky është fillimi, pastaj ka pasë edhe martesa, lidhje familjare, jemi njerëz të afërt. Vëllëzërit e Jusufit vijnë në Gllogjan, dhe kkanë ardhë edhe në familjen tonë”, tha ai.