Haradinaj do të qëndrojë në Strasburg deri në shqyrtimin e kërkesës së Serbisë
Kohavisioni merr vesh se vendimi i gjykatës për lirimin me kusht të Ramush Haradinajt është marrë mbështetur në garancitë shtetërore që i ka ofruar Kosova përmes avokates zyrtare.
Lajme
Haradinaj do të qëndrojë në një vend të ofruar si garanci nga shteti i Kosovës. Seanca përfundimtare për lirimin e tërësishëm të tij dhe kthimin në Kosovë do të ndodhë sapo të kompletohet kërkesa për ekstradim pasi sipas informatave, materiali i Serbisë është në Ministri te Drejtësisë së Francës ashtu sikurse edhe kundër-argumentet e Kosovës dhe të cilat do t’i përcillen Gjykatës në Calmar.
Ish-komandanti i UÇK-së, Ramush Haradinaj është arrestuar nga policia franceze më 4 janar në bazë të një urdhërarresti të lëshuar nga Serbia.