Haradinaj takon këshilltarin e përfaqësuesit special të BE-së për Dialogun: Flasin për bllokadën institucionale në vend

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka takuar Thomas Busch, këshilltarin kryesor politik të përfaqësuesit special të BE-së për dialogun. Ai ka thënë se në këtë takim është biseduar për bllokadën institucionale në vend dhe zhvillimet politike në Kosovë dhe rajon, shkruan lajmi.net. “Shpreha përkushtimin e Aleancës për të dhënë kontribut aktiv…

Lajme

18/09/2025 14:14

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka takuar Thomas Busch, këshilltarin kryesor politik të përfaqësuesit special të BE-së për dialogun.

Ai ka thënë se në këtë takim është biseduar për bllokadën institucionale në vend dhe zhvillimet politike në Kosovë dhe rajon, shkruan lajmi.net.

“Shpreha përkushtimin e Aleancës për të dhënë kontribut aktiv në tejkalimin e kësaj situate dhe rikthimin e vendit drejt kursit euro-atlantik. Po ashtu, diskutuam për sfidat dhe perspektivën e integrimit evropian të Kosovës, duke vlerësuar rolin e BE-së në këtë proces strategjik”, ka shkruar Haradinaj. /Lajmi.net/ 

Postimi i plotë i tij: