Haradinaj takon Hovenier: Nuk guxojmë të largohemi nga këshillat amerikane
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka pritur në takim ambasadorin amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier. Me të, Haradinaj thotë të ketë diskutuar mbi zhvillimet e fundit në vend, me theks të veçantë situatën e sigurisë në Kosovë. Për AAK-në, siç shprehet Haradinaj, partneriteti strategjik me SHBA-të është jetik. ” Andaj, improvizimet…

Lajme
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka pritur në takim ambasadorin amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier.
Me të, Haradinaj thotë të ketë diskutuar mbi zhvillimet e fundit në vend, me theks të veçantë situatën e sigurisë në Kosovë.
Për AAK-në, siç shprehet Haradinaj, partneriteti strategjik me SHBA-të është jetik.
” Andaj, improvizimet dhe largimi nga këshillat amerikane në një periudhë kur situata është shumë e brishtë, janë të dëmshme e mund t’i kushtojnë Kosovës.”, thotë Haradinaj.
Ky është postimi i tij i plotë:
Sot, prita në takim Ambasadorin e ShBA në Kosovë, z. Jeffrey Hovenier. Bashkë diskutuam për zhvillimet e fundit në vend, me theks të veçantë për situatën e sigurisë në Republikën e Kosovës.
Për Aleancën, partneriteti strategjik me ShBA-të është jetik. Andaj, improvizimet dhe largimi nga këshillat amerikane në një periudhë kur situata është shumë e brishtë, janë të dëmshme e mund t’i kushtojnë Kosovës.
Ambasadorin Hovenier, e falënderova për mbështetjen e vazhdueshme që ShBA i jep Kosovës dhe për angazhimin e tij personal që është shumë i rëndësishëm në këtë periudhë. /Lajmi.net/