Haradinaj takon fermerët, hap fushatën e korrje-shirjeve

8:35 | 12 Korrik 2019

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, sot do të vizitojë Komunën e Kamenicës.

Ai fillimisht pritet që ta vizitojë një fermer në fshatin Zajqec, i cili është përfitues i programeve mbështetëse nga Qeveria e Kosovës, ndërkaq më pas do të vizitojë edhe fabrikën e ujit “Zajqeci”.

Pas kësaj, Haradinaj do të ketë takim me fermerë në plantacionin e arrës në fshatin Kopërnicë, gjithashtu përfitues të programeve mbështetëse nga Qeveria e Kosovës, dhe me këtë rast, në këtë fshat, ai do të bëjë edhe hapjen e fushatës së korrje-shirjeve.