Haradinaj: Ta ruajmë bukurinë e Kosovës

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj në Ditën e Tokës, ka bërë thirrje që të ruhen bukuritë e Kosovës.

Lajme

22/04/2019 14:13

Haradinaj ka thënë se përgjegjësia karshi natyrës dhe ambientit ku jetojmë duhet të shfaqet çdo ditë.

Përmes një postimi në Facebook, Kreu i ekzekutivit duhet ndërgjegjësim e veprim në mbrojtje të ambientit, përcjell lajmi.net.

“Përgjegjësia jonë karshi natyrës dhe ambientit ku jetojmë, duhet të shfaqet çdo ditë. Sot kur shënojmë Ditën e Tokës, më shumë se kurrë, na duhet ndërgjegjësim e veprim në mbrojtje të ambientit. Ta ruajmë bukurinë e Kosovës”, ka shkruar Haradinaj. /Lajmi.net/