Haradinaj: Sulmi në Ibër Lepenc shënon aktin më barbar kundër Kosovës në krejt periudhën e pasluftës

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka dënuar sulmin e mbrëmshëm në Ibër Lepenc, ku u shpërthye kanali i ujit. Haradinaj tha se është sulm i drejtpërdrejtë ndaj popullit të Kosovës. Ai për cak ka pasur nxjerrjen jashtë funksionit të dy segmenteve jetike, furnizimin me ujë dhe energji, me qëllim shkaktimin e…

Lajme

30/11/2024 12:42

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka dënuar sulmin e mbrëmshëm në Ibër Lepenc, ku u shpërthye kanali i ujit.

Haradinaj tha se është sulm i drejtpërdrejtë ndaj popullit të Kosovës. Ai për cak ka pasur nxjerrjen jashtë funksionit të dy segmenteve jetike, furnizimin me ujë dhe energji, me qëllim shkaktimin e një krize me përmasa të paparashikueshme.

Ai thotë se sot gjithë energjitë tona duhet të fokusohen në zbulimin dhe kapjen e kriminelëve dhe në zbardhjen e skenarëve për destabilizimin e Kosovës. Për këtë qëllim e kemi të domosdoshme edhe ndihmën e partnerëve strategjikë të sigurisë, apo një hetim ndërkombëtar.

Në mbrojtje të Kosovës, me çdo çmim!

Sulmi i mbrëmshëm me përmasa terroriste ndaj infrastrukturës së ujit në veri, shënon aktin më barbar kundër Kosovës në krejt periudhën e pasluftës dhe është sulm i drejtpërdrejtë ndaj popullit të Kosovës. Ai për cak ka pasur nxjerrjen jashtë funksionit të dy segmenteve jetike, furnizimin me ujë dhe energji, me qëllim shkaktimin e një krize me përmasa të paparashikueshme. Skenarë të tillë sot shohim veç në agresionin rus ndaj Ukrainës.

Prandaj sot, përpos dënimit me forcë ndaj këtij sulmi terrorist, gjithë energjitë tona duhet të fokusohen në zbulimin dhe kapjen e kriminelëve dhe në zbardhjen e skenarëve për destabilizimin e Kosovës. Për këtë qëllim e kemi të domosdoshme edhe ndihmën e partnerëve strategjikë të sigurisë, apo një hetim ndërkombëtar.

Situata e krijuar është shumë më serioze se një luftë hibride, apo propagande kundër opozitës, medias e analistëve, siç po provon ta devijojë Kryeministri. Sulmet me përmasa agresioni kundër vendit tënd, nuk janë kalkulator për vota.

Në mbrojtje të Kosovës, me çdo çmim!

Aleanca me është përgjigja më e mirë ndaj Rusisë dhe satelitit të saj, Serbisë!