Haradinaj shpreh ngushëllime për vdekjen e zjarrfikësit në Gjakovë: Po përpiqej të shpëtonte të tjerët, ashtu siç kishte bërë gjithë jetën e tij
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka shprehur ngushëllime për vdekjen e shefit të operativës në brigadën e zjarrfikësve të Gjakovës, Kaqun Limës. Ai ka thënë se ky lajm ishte i dhimbshëm, dhe se Lima humbi jetën gjatë orarit të punës. “Kaquni humbi jetën në një aksident tragjik gjatë orarit të punës, në përpjekje për të…

Lajme
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka shprehur ngushëllime për vdekjen e shefit të operativës në brigadën e zjarrfikësve të Gjakovës, Kaqun Limës.
Ai ka thënë se ky lajm ishte i dhimbshëm, dhe se Lima humbi jetën gjatë orarit të punës.
“Kaquni humbi jetën në një aksident tragjik gjatë orarit të punës, në përpjekje për të shpëtuar të tjerët, ashtu siç kishte bërë gjithë jetën e tij. Një burrë i përkushtuar, një profesionist i palodhur dhe simbol i guximit dhe humanizmit. Ngushëllimet më të sinqerta familjes Lima, kolegëve të tij dhe gjithë qytetarëve të Gjakovës që sot ndajnë dhimbjen e kësaj humbjeje të madhe”, ka shkruar Haradinaj në Facebook. /Lajmi.net/
Postimi i tij i plotë në Facebook: