Haradinaj për vdekjen e senatorit Lieberman: Kosova humbi një nga miqtë e saj të shquar

Ka vdekur në moshën 82-vjeçare ish-Senatori i Amerikës, Joseph Lieberman. Për humbjen e tij ka shkruar edhe kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj. Ai ka thënë se Lieberman ka qenë një nga miqtë e shquar të Kosovës. “Kosova humbi një nga miqtë e saj të shquar, ish-Senatorin amerikan nga Partia Demokratike Joseph…

Lajme

28/03/2024 08:40

Ka vdekur në moshën 82-vjeçare ish-Senatori i Amerikës, Joseph Lieberman.

Për humbjen e tij ka shkruar edhe kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Ai ka thënë se Lieberman ka qenë një nga miqtë e shquar të Kosovës.

“Kosova humbi një nga miqtë e saj të shquar, ish-Senatorin amerikan nga Partia Demokratike Joseph Lieberman, mbështetës i madh i yni në përpjekjet për liri, zë i fuqishëm i luftës sonë të drejtë”, ka shkruar Haradinaj.

Ai ka thënë se shqiptarët do të jenë përherë mirënjohës ndaj Lieberman,  i cili së bashku me John McCain përkrahu Presidentin Bill Clinton për intervenim kundër Serbisë, për ta parandaluar gjenocidin në Kosovë, fushatë e cila u ndërmorr me sukses nga NATO e udhëhequr nga ShBA.

Postimi i plotë: