Haradinaj për rastin ‘Berishaj’: Kur je në VV, bën të jesh bashkëpunëtor i nipave të Stanishiqit e Rankoviqit
Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj duke komentuar skandalin e fundit të publikuar nga mediat sllovene, ku dyshohet të jetë i përfshirë edhe ambasadori i Kosovës në Slloveni, Martin Berishaj, ka thënë se si ka mundësi që Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ia ka jepë shtetësinë me procedurë të përshpejtuar Berishajt
Lajme
Haradinaj në ‘Kanal 10’ ka kërkuar hetim nga institucionet e Kosovës lidhur me këtë rast.
“Martin Berishajn nuk po e gjykoj si person por po i gjykojmë të gjitha ato që kanë ndodhur. Eksizton një informatë mjaftë relevante se Presidentja, Vjosa Osmani ia ka jepë me urgjencë me procedurë të përshpejtuar ia ka dhënë shtetësinë me dekret ambasadorit Berishajt. Kur e jepë me këso procedure cili është motivi, për çka ka qenë përngut”, tha Haradinaj.
Ai ka vënë në dukje edhe një deklaratë të bërë vite më parë nga kryeministri Kurti, lidhur me përfshirjen e kompanisë sllovene e përmendur në skandalin e fundit, me ish-kreun e shërbimit sekret serb, Jovica Stanishiq.
“Duhesh ta kesh një motiv të qëndrueshme pse e ke jepë me procedurë të përshpejtuar. A i ke respektu procedurat për ta verifikuar personin, Martin Berishaj që po i jepë nënshkrim. Kryeministri Kurti e ka dëshifru se cila është ajo kompani sllovene, pronari i së cilës është i lidhur me Jovica Stanishiq. Si ka mundësi që iu ka ikur juve deklarimi i pasurisë së kësaj kompanie që ka transaksione me kompaninë e famkeqit Stanishiq e Rankoviqit. Pra, bën me punu me nipat e këtyre kur je në Vetëvendosje, a nëse nuk je, nuk bën”, ka shtuar Haradinaj.