Haradinaj për heroin Asllan Fazliu: Ishte ndër burrat e parë që u vu në shërbim të luftës për liri
Në sheshin qendror të Drenasit, sot u përurua përmendorja e heroit Asllan Fazliu. Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, përmes një postimi në Facebook, theksoi rëndësinë e këtij nderimi për një nga figurat themelore të lirisë. “Sot u skalit në bronz njeri ndër figurat kyçe të luftës për liri. Heroi Asllan Fazliu ishte ndër burrat e…

Lajme
Në sheshin qendror të Drenasit, sot u përurua përmendorja e heroit Asllan Fazliu.
Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, përmes një postimi në Facebook, theksoi rëndësinë e këtij nderimi për një nga figurat themelore të lirisë.
“Sot u skalit në bronz njeri ndër figurat kyçe të luftës për liri. Heroi Asllan Fazliu ishte ndër burrat e parë që u vu në shërbim të luftës për liri; ai ishte njëri ndër nismëtarët e organizimit të UÇK-së dhe ishte prijës në shumë beteja të luftës në Drenicë”.
“Ai sot po kthehet në sheshin e Drenasit përkrah shumë heronjve, përkrah Fehmi dhe Xhevë Lladrovcit, përkrah Mujës e Rasimit, ai po i bashkohet heronjve që nuk iu ndanë për asnjë moment. Lavdi heroit Asllan Fazliu dhe gjithë heronjve të kombit tonë!”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.