Haradinaj: Peja e ka kuptuar saktë që Aleanca në pushtet nënkupton qeverisje serioze

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj përmes një statusi në facebook ka ndarë momente nga takimi me degën e Aleancës në Pejë.

Lajme

09/01/2021 15:49

Ai ka theksuar se Peja e ka kuptuar saktë që Aleanca në pushtet nënkupton qeverisje serioze dhe zhvillim ekonomik.
“Ideja e Fondit të Mbijetesës Ekonomike, programi i AAK-së për mbështetjen e qytetarëve dhe bizneseve po gjen përkrahje çdo ditë e më shumë!”, ka shkruar ai.
https://www.facebook.com/RamushHaradinajOfficial/photos/pcb.2364864613637939/2364863476971386/