Haradinaj: Osmani është në një vijë me Kurtin
Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, ka thënë se presidentja Osmani është duke vepruar në shërbim të Albin Kurtit. Sipas Haradinajt, Osmani ka vendosur të kryejë favore për Kurtin, duke ia mundësuar atij që zgjedhjet të mbahen në fund të këtij viti. Haradinaj ka komentuar mandatimin e Konjufcës nga Osmani, duke hedhur…
Lajme
Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, ka thënë se presidentja Osmani është duke vepruar në shërbim të Albin Kurtit.
Sipas Haradinajt, Osmani ka vendosur të kryejë favore për Kurtin, duke ia mundësuar atij që zgjedhjet të mbahen në fund të këtij viti.
Haradinaj ka komentuar mandatimin e Konjufcës nga Osmani, duke hedhur dyshime se mandatimi i tij kishte ndodhur para konsultimit me partitë opozitare.
“Është në vijë me Kurtin. Pasi e mandatoi Glaukun, i fitoj shefat e partive tjera për konsultime. Në takimin e fundit kanë thënë se duan zgjedhje dhe ne nuk kemi parë ndryshim, situata është e njëjtë. Nuk e di a u konsultua me partie para se të mandatohet a kërkoi nga Kurti nëse i ka numrat. Ajo bëri një shërbim për Kurtin, i cili pretendon që vendoi të shkoj në zgjedhje në fund të këtij viti”, ka thënë Haradinaj në KlanKosova.