Haradinaj në inaugurimin e Trumpit, takohet me Richard Grenell
Në kuadër të vizitës në SHBA, kryetari i AAK dhe kandidati për Kryeministër, Ramush Haradinaj, ka zhvilluar takim pune me Richard Grenell, I Dërguar i Posaçëm Presidencial për Misione të Veçanta. Grenell do të fillojë punën që nga nesër, ditën kur Donald Trump do të inaugurohet si President i SHBA. Ballkani Perendimor, përfshirë Kosovën, janë…
Lajme
Në kuadër të vizitës në SHBA, kryetari i AAK dhe kandidati për Kryeministër, Ramush Haradinaj, ka zhvilluar takim pune me Richard Grenell, I Dërguar i Posaçëm Presidencial për Misione të Veçanta.
Grenell do të fillojë punën që nga nesër, ditën kur Donald Trump do të inaugurohet si President i SHBA.
Ballkani Perendimor, përfshirë Kosovën, janë pjesë e angazhimit të Ambasadorit Grenell në detyrën e re në administratën e dytë të Presidentit Trump.
AAK përmes një komunikate për media ka njoftuar se Haradinaj në këtë takim ka rikonfirmuar zotimin e Kosovës për rikthimin në marrëdhënie strategiike me SHBA, duke pasur si synim kryesor, anëtarësimin e Kosovës në NATO.