Haradinaj në dyvjetorin e vdekjes së Vokrrit: Do të të kujtojmë përjetë, kampion

Sot janë bërë dy vite që nga vdekja e futbollistit dhe udhëheqësit të ndërkombëtarizimit të futbolit kosovar, Fadil Vokrri. Vokrrin, e ka kujtuar edhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili e ka vlerësuar lartë figurën e tij.

Lajme

09/06/2020 11:20

Haradinaj ka thënë se Vokrri ka dhënë kontribut të pashoq, duke e quajtur ikonë të sportit. “Sot, në dy-vjetorin e kalimit në amshim, kujtojmë kontributin e pashoq të ikonës së sportit, Fadil Vokrrit, për futbollin tonë, që kulmoi me anëtarësimin në FIFA e UEFA. Do të të kujtojmë përjetë, kampion!”, ka shkruar Haradinaj. /Lajmi.net/