Haradinaj: Nderim të përjetshëm për të rënët në flakën e janarit

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, ka bërë mesditën e sotme homazhe tek lapidari dhe varret e heronjve Rexhep Mala e Nuhi Berisha në Gjilan.

Lajme

12/01/2019 13:02

Haradinaj aty takoi edhe familjarët e heronjve dhe qytetar që u bashkuan për homazhe

“Në kërkim të lirisë, Rexhep Mala e Nuhi Berisha, të parët u nisen me guxim, duke u vënë në ballë të rezistencës shqiptare. Me aktin e tyre heroik dëshmuan se është vetëm një rrugë, ajo e luftës për çlirim. Në nderim të 35-vjetorit të rënies së Rexhep Malës e Nuhi Berishës, kam bërë homazhe te lapidari dhe te varret e dy heronjve, në kompleksin e Dëshmorëve në Gjilan. Lavdi e përjetshme jetës dhe veprës së tyre!”, ka shkruar Haradinaj në Facebook. /Lajmi.net/