Haradinaj kujton viktimat e Korishës dhe familjen Meha: Serbia ende pa përgjegjësi për krimet në Kosovë

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kujtuar 77 civilët e vrarë në masakrën e Korishës së Prizrenit dhe fshatrave përreth, ku mes viktimave ishin edhe 14 fëmijë. Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj tha se edhe pas më shumë se dy dekadash, shteti serb nuk ka marrë përgjegjësi për krimet e kryera ndaj popullit shqiptar.…

Lajme

13/05/2026 12:26

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kujtuar 77 civilët e vrarë në masakrën e Korishës së Prizrenit dhe fshatrave përreth, ku mes viktimave ishin edhe 14 fëmijë.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj tha se edhe pas më shumë se dy dekadash, shteti serb nuk ka marrë përgjegjësi për krimet e kryera ndaj popullit shqiptar.

Ai po ashtu përkujtoi edhe 45-vjetorin e rënies së Tahir Meha dhe Nebih Meha në Prekaz, duke vlerësuar rezistencën e tyre si frymëzim për luftën e UÇK-së.

Sipas Haradinajt, sakrifica e të rënëve u kurorëzua me lirinë dhe shtetin e pavarur të Kosovës. /Lajmi.net/