Haradinaj kujton masakrën e Izbicës: Secila ditë në kalendarin e shqiptarëve, është dëshmitare e dhembjes e vuajtjes

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka përkujtuar 25 vjetorin e masakrës së Izbicës. Ai ka thënë se egërsia e fashistit serb është treguar përmes masakrës së Izbicës ku janë vrarë 147 shqiptarë të pa armatosur, mes tyre gra, fëmijë e pleq, përfshirë Dafinën gjashtë muajshe. “Këtë ditë e kujtoj edhe për…

Lajme

28/03/2024 11:04

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka përkujtuar 25 vjetorin e masakrës së Izbicës.

Ai ka thënë se egërsia e fashistit serb është treguar përmes masakrës së Izbicës ku janë vrarë 147 shqiptarë të pa armatosur, mes tyre gra, fëmijë e pleq, përfshirë Dafinën gjashtë muajshe.

Këtë ditë e kujtoj edhe për faktin se është dita kur themeluam Brigadën 137 Gjakova, brigada e parë urbane në Kosovë, përbërë nga bijtë e bijat më të mira të Atdheut. Secila ditë në kalendarin e shqiptarëve, është dëshmitare e dhembjes e vuajtjes, por edhe e lavdisë, krenarisë e heroizmit”, ka shkruar Haradinaj. /Lajmi.net/

Postimi i plotë: