Ish-deputetja e PDK’së i bashkohet NISMA’së së Fatmir Limajt

Aderimi më i ri në partinë politike NISMA, Xhevahire Izmaku e ftuar në emisionin “Frontal” ka treguar se si e mori vendimin për t’iu bashkuar subjektit që udhëhiqet nga Fatmir Limaj. “Ka mungu zëri i Vushtrrisë, konceptj jem nuk është përshtat me lidershipin e partisë. Unë e konsideroj veq një derë larg PDK-së. Ështe po…

Lajme

09/05/2024 18:49

Aderimi më i ri në partinë politike NISMA, Xhevahire Izmaku e ftuar në emisionin “Frontal” ka treguar se si e mori vendimin për t’iu bashkuar subjektit që udhëhiqet nga Fatmir Limaj.

“Ka mungu zëri i Vushtrrisë, konceptj jem nuk është përshtat me lidershipin e partisë. Unë e konsideroj veq një derë larg PDK-së. Ështe po ai Fatmir Limaj që kam bashkëpunuar me të kur ka qenë ministër. Njerëz si Limaj e të tjerë që janë në NISMA i duhen vendit”, është shprehur ajo.

Ish-deputetja e PDK-së ka thënë se prezenca e Famtir Limajt ka munguar në institucionin më të rëndësishëm në vend.

“Zëri i Limajt ka munguar në Parlament, pas zgjedhjeve të ardhshme do ta dëgjojmë fuqishëm. I dua politikat sociale edhe hapësirën që ma kanë dhuruar. Prej momentit të parë që jam kyç në politikë, jam kyç si gazetare e luftës. Unë isha në korrik ne Hagë dhe i vizitova krerët e UÇK-së, nga ai moment unë veq kam menduar që të kyçem në politikë”, ka përfunduar ajo.