Haradinaj kujton 11 marsin: Studentët triumfuan mbi frikën për liri

Kryetari i Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar demonstratat studentore të 11 marsit, duke vlerësuar guximin dhe vizionin e studentëve të asaj kohe. Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj ka theksuar se 11 marsi ishte demonstrata më e fuqishme që më vonë do të shndërrohej në një lëvizje të gjerë popullore. “Sot…

Lajme

11/03/2026 14:49

Kryetari i Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar demonstratat studentore të 11 marsit, duke vlerësuar guximin dhe vizionin e studentëve të asaj kohe.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj ka theksuar se 11 marsi ishte demonstrata më e fuqishme që më vonë do të shndërrohej në një lëvizje të gjerë popullore.

“Sot kujtojmë guximin dhe vizionin, dhe nderojmë veprën e secilit student të Universiteti i Prishtinës, që 45 vjet më parë mposhtën frikën, duke i dhënë shpirt dhe drejtim kauzës sonë për liri. Mirënjohës përjetë!”, ka shkruar kreu i AAK-së.

Haradinaj ka theksuar rëndësinë e kujtesës historike dhe frymëzimin që studentët e asaj kohe i japin të rinjve sot për të mbrojtur vlerat e lirisë dhe drejtësisë. /Lajmi.net/