Haradinaj: Jemi peng i Kurtit, që e ka nda mendjen me e bë Kosovën keq e më keq

Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj u deklarua para mediave pas dështimit të seancës së 44 për konstituimin e Kuvendit. Haradinaj tha se kryeministri në detyrë, Albin Kurti e ka nda mendjen me bë keq vendin. “Komisioni për votim të fshehtë është bërë pa dakordim të kuvendit, edhe presidentja e tha se është dashur mocion. Po…

Lajme

09/07/2025 11:37

Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj u deklarua para mediave pas dështimit të seancës së 44 për konstituimin e Kuvendit.

Haradinaj tha se kryeministri në detyrë, Albin Kurti e ka nda mendjen me bë keq vendin.

“Komisioni për votim të fshehtë është bërë pa dakordim të kuvendit, edhe presidentja e tha se është dashur mocion. Po kërkojmë kthimin në kushtetutshmëri, por s’po ndodhë pra jemi peng i tij e ka nda mendjen me bë Kosovën keq e më keq. Me u kthy në votim të hapur…s’ka pas mocion për me ndodhë kështu, pra s’ka nevojë më. Munden vetëm me u tërheq nga kjo praktikë jo-kushtetuese”,tha Haradinaj, shkruan lajmi.net.

Ai foli edhe për deklarimin e Bekë Berishës për votë për Albulena Haxhiun.

“Ajo ka qenë më tepër si nxitje për me u kthy në votim të hapur e në kushtetutshmëri, deklarim i Bekës. Është në inters të kthehet ligjshëmria por s’po ndodhë.Jemi peng të tij që e ka nda mendjen me bë keq. Edhe e ka në dorë mundet me e bë”,shtoi ai./Lajmi.net/