Haradinaj: Italia e përkrah liberalizimin e vizave për Kosovën

Kryeministri në dorëheqje, Ramush Haradinaj ka thënë se shteti i Italisë përkrah liberalizimin e vizave për Kosovën.

Lajme

18/09/2019 13:02

Këtë ai e tha pas takimit të rregullt që pati me ambasadorin Italian në Kosovë, Piero Cristoforo Sardi, shkruan lajmi.net.

Haradinaj po ashtu i tha ambasadorit italian se Kosova ka treguar pjekuri politike me procesin e ri të zgjedhjeve.

Postimi i plotë i Haradinajt:

Italia ndër vite ka treguar kujdes dhe mbështetje të veçantë për vendin dhe ky partneritet duhet të vazhdoj edhe në procese të rëndësishme për Kosovën, siç është liberalizimi i vizave, si një e drejtë e popullit tonë. Në takim të rregullt me Ambasadorin Italian Piero Cristoforo Sardi, theksova se Kosova ka treguar pjekuri të lartë politike dhe demokratike me procesin e ri të zgjedhjeve dhe se përkushtimi institucional do të vazhdojë në temat e rëndësishme, siç është dialogu, rruga euro-atlantike dhe fuqizimi i brendshëm i vendit./Lajmi.net/