Haradinaj: Ilaz Kodra, shembull i luftëtarit shqiptar

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj thotë se Ilaz Kodra është shembulli i luftëtarit shqiptarë, pasi qëndroi drejt, luftoi drejt, dhe ra drejt në shërbim të lirisë.

Lajme

30/04/2018 19:41

Këto komente ai i bëri në akademinë përkujtimore në 19 vjetorin e rënies së heroit Ilaz Kodra, 40 dëshmorëve dhe 275 martirëve, ku u çmua dhe u vlerësua lart kontributi i tyre në luftën e Kosovës.

“Edhe dita e sotme, 19 vjet më parë, u bashkua me ditët e mëdha të rënieve e flijimeve, që e bënë kthesën në historinë tonë. Komandant Ilaz Kodra, shembull i luftëtarit shqiptar, qëndroi drejt, luftoi drejt, dhe ra drejt në shërbim të lirisë. Ai ishte bashkëluftëtar i djemve më të zotë të vendit dhe ra së bashku me 29 trima duke i pri Brigadës 114 me emrin e komandantit Fehmi Lladrovci. Krenohemi me të gjithë ata breza luftëtarësh që nderuan Drenicën dhe tërë Kosovën. Lavdi e përjetshme”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.