Haradinaj i jep mbështetje protestës në Shkup: Gjithmonë në përkrahje të luftës së drejtë çlirimtare
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj i ka dhënë mbështetje protestës së nesërme në Shkup, që mbahet në përkrahje të ish-krerëve të UÇK-së që po mbahen në paraburgim në Hagë. Haradinaj ka shpërndarë fletushkën njoftuese të protestës dhe ka shkruar: “Gjithmonë në përkrahje të luftës së drejtë çlirimtare”, transmeton lajmi.net. Protesta organizohet nga kategoritë e dala…
Lajme
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj i ka dhënë mbështetje protestës së nesërme në Shkup, që mbahet në përkrahje të ish-krerëve të UÇK-së që po mbahen në paraburgim në Hagë.
Haradinaj ka shpërndarë fletushkën njoftuese të protestës dhe ka shkruar: “Gjithmonë në përkrahje të luftës së drejtë çlirimtare”, transmeton lajmi.net.
Protesta organizohet nga kategoritë e dala nga lufta dhe fillon në ora 13:00, tek sheshi “Skënderbeu” në Shkup.
Kjo protestë vjen si vazhdimësi e protestave që janë mbajtur maujve të fundit në Tiranë, Prishtinë, Hagë dhe Strasburg./lajmi.net/