Haradinaj elektrizon Gjakovën, merr mbështetje masive

Kandidati për president njëherit edhe kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, është pritur në mënyrë madhështore në Gjakovë, gjatë një tubimi zgjedhor të Aleancës.

Lajme

07/02/2021 17:29

Haradinaj ka rikujtuar historinë e lavdishme të UÇK-së, dëshmorët dhe martirët e Gjakovës, bashkëluftetarët e tij të rënë, transmeton lajmi.net. 

Haradinaj ka folur po ashtu rreth Programit të Aleancës, veçanërisht për pjesën ekonomike të tij. 

Ai ka shtuar se Kosova ka nevojë për frymën dhe guximin që ka përfaqësuar UÇK-ja për të përfunduar misionin që ai e përmbledh me “Kosova shtet me subjektivitet të plotë ndërkombëtar, anëtare e NATO-së!”. /Lajmi.net/