Haradinaj: Ekstradimi në Serbi, do ta ndryshonte Ballkanin (Video)

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se nuk është frikësuar asnjëherë, gjatë qëndrimit tre ditur në Slloveni, se do të mund të transferohej në Serbi.

Lajme

20/06/2015 15:38

Por, tha se nëse do të ndodhte një gjë e tillë, atëherë do t’i dilte keq Beogradit, transmeton Klan Kosova.

Haradinaj siguroi se do të ndryshonte komplet gjeostrategjia e Ballkanit pas një veprimi të tillë.

Këtu mund të ndiqni këtë pjesë të intervistës, derisa e plotë do të publikohet në edicionin qëndror të lajmeve në Klan Kosova, në orën 20:00.