Haradinaj: Do të kërkojmë konsultime për një kandidat unifikues para seancës – edhe në nivel të kryetarëve nëse ka gatishmëri
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur se partia e tij do të kërkojë konsultime me shefat e grupeve parlamentare dhe kryesuesin e Kuvendit, në përpjekje për të gjetur një kandidat unifikues për postin e kryetarit të Kuvendit. “Sot, përmes kolegës sonë Time Kadriaj, do të kërkojmë konsultë para…

Lajme
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur se partia e tij do të kërkojë konsultime me shefat e grupeve parlamentare dhe kryesuesin e Kuvendit, në përpjekje për të gjetur një kandidat unifikues për postin e kryetarit të Kuvendit.
“Sot, përmes kolegës sonë Time Kadriaj, do të kërkojmë konsultë para seancës me shefat e grupeve parlamentare dhe me kryesuesin. Nëse ka gatishmëri edhe në nivel të kryetarëve të partive, do të diskutojmë për kandidaturat – pra, kush mund të jetë një kandidaturë unifikuese”, deklaroi Haradinaj para fillimit të tentimit të 56-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, transmeton lajmi.net
Ai theksoi se përveç emrave të përmendur më herët, mund të dalin edhe kandidatë të tjerë. “Është mirë që të ketë koordinim të ndërsjellë para seancës, edhe nëse nuk arrihet pajtim për një kandidat të përbashkët, të paktën të kemi një informatë paraprake për rrjedhën e seancës”, shtoi ai./lajmi.net/