Haradinaj deklarohet për aksionin e Njësisë Speciale në veri
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka reaguar pas aksionit të sotëm në veri.
Lajme
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj menjëherë pas aksionit të Njësisë Speciale në veri të Kosovës ku mbetën të arrestuar disa qytetarë e policë ka thënë se gjithë ky aksion është bërë me urdhër të prokurorit, transmeton lajmi.net.
Haradinaj ka shkruar se në gjithë Kosovën aktualisht është duke ndodhur një operacion policorë, i drejtuar ndaj individëve të përfshirë në kontrabandë, krim të organizuar dhe vepra të tjera kriminale.
Shkrimi i plotë i Haradinaj:
Disa prej personave të përfshirë në këto vepra janë zyrtarë doganorë, policë por edhe qytetarë të rëndomtë. Operacioni u zhvillua me sukses edhe në Komunat Veriore të Kosovës. Si Kryeministër i vendit, konfirmoj se bëhet fjalë për zbatimin të ligjit dhe asgjë tjetër. Ftoj serbët e veriut ta ruajnë qetësinë dhe ta respektojnë ligjin!”. /Lajmi.net/