Haradinaj bën homazhe në Mejë, Skivjan dhe Prejlep: Liria jonë ka emrin e dëshmorëve dhe martirëve

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka bërë homazhe në nderim të viktimave të masakrës së Mejës, dëshmorëve e martirëve të Skivjanit, si dhe dëshmorëve të Prejlepit. Haradinaj kujtoi se më 27 prill 1999, në Mejë, forcat okupatore serbe kryen njërën ndër masakrat më të mëdha të luftës në Kosovë, duke ekzekutuar mizorisht 377 qytetarë shqiptarë…

Lajme

27/04/2025 13:37

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka bërë homazhe në nderim të viktimave të masakrës së Mejës, dëshmorëve e martirëve të Skivjanit, si dhe dëshmorëve të Prejlepit.

Haradinaj kujtoi se më 27 prill 1999, në Mejë, forcat okupatore serbe kryen njërën ndër masakrat më të mëdha të luftës në Kosovë, duke ekzekutuar mizorisht 377 qytetarë shqiptarë të të dy besimeve fetare, shumë prej të cilëve ende sot mbeten të pagjetur.

“Ne nuk rreshtim së kërkuari, as së kujtuari. Na mungojnë në çdo festë, në çdo gëzim. Plagët e luftës nuk do të mbyllen pa ndriçimin e plotë të fatit të çdo të pagjeturi,” ka shkruar Haradinaj.

Ai tha se falë gjakut të dëshmorëve dhe martirëve, luftës heroike të UÇK’së dhe ndihmës së botës së lirë, NATO-s së udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kosova sot jeton e lirë në shtetin e saj.

“Lavdi të përjetshme dëshmorëve, martirëve dhe të gjithë të rënëve për liri! Pushofshin të qetë në tokën e Kosovës!”, tha Haradinaj.