Haradinaj: Albin Kurti është fatkeqësia e Kosovës, ai është nën agjendën ruse

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj teksa fliste për gjendjen politike në vend kritikoi ashpër kryeministrin në detyrë, Albin Kurti të cilin ndër tjerash e quajti edhe fatkeqësi të Kosovës.   Haradinaj deklaroi se ky i fundit vepron nën urdhra të jashtëm, sikurse që janë ato të agjendës ruse. “Unë thellë besoj që Kurti është e…

Lajme

29/04/2025 21:14

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj teksa fliste për gjendjen politike në vend kritikoi ashpër kryeministrin në detyrë, Albin Kurti të cilin ndër tjerash e quajti edhe fatkeqësi të Kosovës.

 

Haradinaj deklaroi se ky i fundit vepron nën urdhra të jashtëm, sikurse që janë ato të agjendës ruse.

“Unë thellë besoj që Kurti është e keqja e Kosovës, është fatkeqësia e Kosovës. Ky njeri është dëmi më i madh që i ka ndodhur vendit tonë. E shoh në përpikmëri në zbatim të agjendës ruse dhe serbe në Kosovë. Sa herë që lypet mundem me argumentu” tha ai.