Haradinaj: AAK ka përfituar nga vendosja e taksës

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, ka folur për punësimet partiake dhe për taksën.

Lajme

03/04/2019 19:19

Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, tha se është kundër normës së punësimeve familjare dhe partiake.

“S’pajtohem me qëndrimet që thonë se duhen të punësohet të gjithë nga AAK apo të gjithë nga PDK. Por ne ata duhet t’i shohim si njerëz të Kosovës e jo gjithmonë duhet të identifikohen si njerëz të AAK-së, sepse ne kur shkojmë për të votuar gjithmonë votojmë ndonjë parti”, tha Daut Haradinaj.

Ndërkaq, duke folur për taksën, Haradinaj e pranoi se përveç efektit ekonomik e politik, nga taksa ka përfituar edhe AAK-ja.

“Është e vërtet se AAK ka përfituar nga taksa edhe në aspektin e brendshëm. Dje isha në Hoqë ku kishte ndodhur një masakër, nuk kishte njeri që nuk më ka përgëzua për qëndrimin tonë për taksën”, tha Haradinaj në RTV Dukagjini.

Haradinaj theksoi se koalicioni PAN është shumë stabil edhe pse brenda mund të kenë mendime të kundërta për çështje të ndryshme.

Duke folur për specialen, Haradinaj mohoi të ketë marrë ftesë nga kjo gjykatë ndërkaq deklaroi se  kjo gjykatë do të përfundoi ashtu siç u krijua.