‘Happy’ edhe nga Prishtina

Epidemia e këngës ‘Happy’ nga Pharrell ka vërshuar botën, tani do të xhirohet edhe në Prishtinë këtë fundjavë, ku mund të merrni pjesë edhe ju.

ShowBiz

25/04/2014 22:12

Video të shumta nga mbarë bota janë xhiruar me njerëz të rëndomtë duke vallëzuar të lumtur me superhitin e Pharrell ‘Happy’.

Siç ka thënë edhe këngëtari, sapo e kanë postuar videoklipin në Youtube, ai ka bërë ‘boom’ dhe inçizime të ndryshme kanë rrjedhur që nga ajo kohë.

Tani krijuesi i NEWBORN, Fisnik Ismajli ka lajmëruar se edhe njerëzit e Prishtinë do të sjellin lumturinë në versionin e tyre.

“Te shtunën e të dielën, më 26 dhe 27 prill, do të xhirojmë spotin \”Happy\” në Prishtinë. Nëse do me qenë pjesë, thirr në 049 99 44 11 ose 045 66 55 11. Ose i shkruani Flutura Ibrahimit në emailin [email protected]”.

Video do të xhirohet vetëm në Prishtinë, në disa pjesë të ndryshme të cilat në video do të dalin origjinale ashtu siç janë, pa asnjë ndërhyrje. Lansimi i këtij klipi do të bëhet në fundjavën e ardhshme.