Hani vezë të ziera në mëngjes

Mëngjesi është vetvetiu shumë i rëndësishëm për funksionim të duhur të trurit.

Lifestyle

04/06/2018 09:30

E plus nëse përmban një vezë të zier, asnjëherë nuk do t’ju ndodhë të harroni për takim apo të dërgoni ndonjë e-mail të rëndësishëm.

Vezët “mbushin” neurotransmetuesit të cilët janë të rëndësishëm për përmirësim të memories.

Mirëpo, nuk duhet tepruar me ngrënien e vezëve të ziera në mëngjes, sepse mund të ndikojë në peshën tuaj, por mjafton një e tillë çdo mëngjes.

Nëse nuk jeni adhurues i vezëve të ziera, atëherë mund edhe t’i fërgoni, por me sa më pak vaj dhe kripë.

Sugjerohet edhe përzierja e vezëve të ziera në sallata të ndryshme, duke i prerë ato në feta të holla.

Pra, vezët e ziera duhet të jenë pjesë e mëngjesit tuaj, sepse do ta keni një mendje më të kthjellët.