Handanovic afër rinovimit me Interin

Portieri i Interit, Samir Handanovic është afër rinovimit me ekipin e tij.

Sport

22/05/2022 15:33

Handanovic ka kontratë me Interin deri në qershor, por duket se është afër të vazhdojë edhe më tej me ‘Nerazzurrët’.

Sipas gazetarit, Fabrizio Romano, slloveni do të nënshkruajë një kontratë që do ta mbajë atë te Interi deri në vitin 2023, përcjell lajmi.net.

Samir ka pasur 36 paraqitje këtë sezon në Seria A, ku ka pësuar 30 gola dhe ka mbajtur portën e paprekur në 14 ndeshje./Lajmi.net/