Hamza takohet me krijuesin e PISA-s, flasin rreth rezultateve të Kosovës në arsim

Kandidati për kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës, Bedri Hamza,  është takuar në Paris me Andreas Schleicher, Drejtor Global për Çështje të Arsimit të organizatës OECD. Ai në rrjetin social ‘’Facebook’’  ka njoftuar se në këtë takim është diskutuar edhe për rezultatet e Kosovës në PISA. ‘’Andreas është i njohur botërisht si eksperti që ka…

Lajme

17/10/2024 20:19

Kandidati për kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës, Bedri Hamza,  është takuar në Paris me Andreas Schleicher, Drejtor Global për Çështje të Arsimit të organizatës OECD.

Ai në rrjetin social ‘’Facebook’’  ka njoftuar se në këtë takim është diskutuar edhe për rezultatet e Kosovës në PISA.

‘’Andreas është i njohur botërisht si eksperti që ka zhvilluar tërë sistemin botëror të testeve dhe instrumenteve arsimore PISA. Kosova, siç e dimë, ka shënuar rezultate të ulëta dhe me Andreas biseduam gjerësisht, duke i analizuar këto rezultate dhe reformat strategjike që mund t’i implementojmë shpejt në Kosovë. ‘’-tha ai.

Tutje ai tha se këshillat që ka marrë nga OECD tashmë i ka përfshirë në programin e tij  të arsimir e cila do të jetë prioritet.

‘’Këshillat e OECD dhe të dhënat nga PISA, si dhe analizën e Andreas e kam përfshirë tashmë në programin tim dhe pa dyshim se arsimi do të jetë prioriteti im kryesor, së bashku me ekonominë. Nuk ka ekonomi të zhvilluar dhe kuadro të përgatitura pa reforma thelbësore në arsim.’’, tha tutje ai.

‘’Jam falënderues për takimin që patëm në zyrën kryesore të OECD dhe për ndihmën e paralajmëruar, por jam edhe i gëzuar për punën e madhe që po na pret për ta ndryshuar rrënjësisht sistemin tonë arsimor.’’ shkroi Hamza.