Hamza shpreh ngushëllime për vdekjen e Dacit: Trashëgimia e tij, është pjesë e shtetndërtimit të Kosovës

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza ka shkruar për vdekjen e ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Nexhat Dacit. Ai ka thënë se ndarja nga jeta e Nexht Dacit, është një humbje e madhe për Kosovën. “Ai ishte institucionalist dhe akademik i përkushtuar, që kontribuoi shumë në jetën publike, duke besuar në rendin kushtetues, dialogun institucional dhe…

Lajme

01/01/2026 12:04

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza ka shkruar për vdekjen e ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Nexhat Dacit.

Ai ka thënë se ndarja nga jeta e Nexht Dacit, është një humbje e madhe për Kosovën.

“Ai ishte institucionalist dhe akademik i përkushtuar, që kontribuoi shumë në jetën publike, duke besuar në rendin kushtetues, dialogun institucional dhe dijen si udhërrëfyes të shoqërisë. Trashëgimia e akademik Nexhat Dacit është pjesë e pandashme e themeleve të shtetndërtimit të Kosovës. Ngushëllime të sinqerta familjes Daci, miqve dhe të gjithë bashkëpunëtorëve të tij”, ka shkruar Hamza në Facebook /Lajmi.net/

Postimi i potë: